I arrestuari pranon se e vrau Enver Bajraktarin në Baicë të Lipjanit

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se i arrestuari T.K. ka pranuar vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Trupi i viktimës u gjet i groposur në një arë më 4 gusht.

Gjatë deklaratës së dhënë para organeve të drejtësisë, T.K. ka pranuar përgjegjësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

Ai është ndaluar me vendim të prokurorit dhe ndaj tij po vazhdojnë procedurat ligjore.

“Si rezultat i këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit, dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.

T.K. u arrestua të martën në mëngjes, pas hetimeve intensive nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.

Policia më parë kishte raportuar për gjetjen e trupit të groposur në një arë në fshatin Baicë, që më pas u identifikua si Enver Bajraktari.

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Baicë të Lipjanit

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika