I dërguari i Trump udhëton drejt Egjiptit për bisedime për armëpushim

Donald Trump duke dalë nga avioni në Uiskonsin, Ruters.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit, do të udhëtojnë në Egjipt këtë fundjavë për negociata mbi detajet e lirimit të pengjeve dhe aspekte të tjera të propozimit, sipas dy zyrtarëve amerikanë, shkruan CNN.

Vizita e planifikuar vjen pasi Trump shkroi në mediat sociale se besonte që grupi militant ishte “gati për një PAQE të qëndrueshme” dhe i bëri thirrje Izraelit të ndalonte bombardimet e Gazës në mënyrë që të nxirrte pengjet.

Njëzet persona janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë 12 orëve të fundit, sipas informacioneve nga spitalet e Gazës. Ndërkohë, Hamasi nuk e ka pranuar pa kushte propozimin e Trumpit, me një marrëveshje përfundimtare për armëpushim që është larg të qenit e sigurt.

Qeveria dhe ushtria e Izraelit po përgatiten për fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi Hamasi tha se ka rënë dakord të hyjë “menjëherë” në negociata për lirimin e të gjithë pengjeve.

 

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika