I dyshuari dhe viktima nga i njëjti fshat, detaje për vrasjen në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, kishte njoftuar se në Kaçanik, një person është privuar nga jeta dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ilustrim

Pasditen e së martës, në hyrje të Kaçanikut ka ndodhur një vrasje e rëndë.

Hasan Berisha ka mbetur i vdekur në vend pasi dyshohet se u qëllua nga afërsia me kallashnikov. I plagosur ka mbetur edhe vëllau i tij, Kastriot Berisha i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë vepër të rëndë penale dyshohet se e kreu Hiqmet Qorri i cili është bashkëfshatar i vëllezërve Berisha. Qorri është akoma në kërkim nga Policia e Kosovës.

Shkrepjet nga arma e zjarrit dyshohet se i bëri bashkëfshatari i tij, me inicialet H.Q, emër i njohur për redaksinë.

Dëshmitarë të rastit i kanë rrëfyer për RTV Dukagjini, se i dyshuari në momentet kritike ishte duke qëndruar brenda këtij lokali dhe me vete dyshohet ta ketë pasur kallashnikovin.

Në kohën kur ai po qëndronte në këtë lokal, dëshmitarët kanë thënë se ka ardhur edhe viktima Hasan Berisha.

Me ta parë Berishën, dorasi ka dalur nga lokali dhe ka shtënë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

I plagosur ka mbetur edhe Kastriot Berisha, vëllau i viktimës.

Ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare.

Drejtori i klinikës Intenzive në QKUK, Shaqir Uka i ka treguar televizionit se ai është jashtë rrezikut për jetë.

Uka ka thënë se Berisha i është nënshtuar një intervenimi kirurgjik, pas së cilit për disa orë është trajtuar në mjekimin intenziv, ku është liruar me sukses nga aparati i frymëmarrjes.

Trajtimi i tij, ai ka thënë se po vazhdon në klinikën e kirurgjisë.

E personi me inicialet H. Q si i dyshuar kryesor është akoma në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.

“Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy te  dyshuar gjendet në arrati”, ka thënë Policia e Kosovës.

Lokali pranë së cilit është kryer vrasja ka qëndruar i mbyllur gjatë së mërkurës.

Familja e viktimës gjatë ditës ka hapur dyert për ngushëllime.

Dukagjini ka biseduar me familjarët, mirëpo ata nuk kanë dashur të flasin.

Prapa saj kanë thënë se nuk ishin në dijeni se djali i tyre kishte probleme me ndokënd.

Gjithashtu, kanë treguar se Berisha kishte pak ditë që kishte ardhur në vendlindje nga Gjermania.

RTV Dukagjini, ka qëndruar edhe tek të afërmit e familjes së të dyshuarit, porse të njëjtit nuk kanë dashur të flasin asgjë për atë cfarë ndodhi një ditë më parë.

Prokuroria me njoftim për vrasjen në Kaçanik

 

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika