I dyshuari për krime lufte në Kosovë del para gjykatës

I dyshuari për krime lufte në Kosovë, Sinisa Spasiq ka dalur sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku do të caktohet masa e sigurisë ndaj tij në seancën gjyqësore.

Spasiq, u arrestua të dielën në pikën kufitare të Merdarës, si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në Komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, S.S. dyshohet se, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervist aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Ndër të tjera, S.S. dyshohet se më 06.04.1999 në bashkëkryerje, gjatë një aksioni ka plaçkitur, djegur shtëpi, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj civilëve të paarmatosur.

Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë edhe dëshmi të dëshmitarëve.

Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale./KP

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika