I dyshuari për sulmin në Beograd ndodhet tashmë në një klinikë psikiatrike

Avokatja Irina Boroviq ka bërë të ditur se i dyshuari për sulmin në një shkollë në Beograd tashmë ndodhet në një klinikë psikiatrike, të cilit do t'i bëhen ekzaminimet në ditët në vijim

FOTO: AP

I mituri që dyshohet se organizoi sulmin në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, ku mbetën të vrarë 9 persona, prej tyre 8 fëmijë, tashmë ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj.

Këtë e ka bërë të ditur avokatja e familjes, Irina Boroviq, raporton RTS.

Tutje thuhet se Boroviq ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar nga një këshill mjekësh pas mesnate dhe ekzaminimet e mëtejshme do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Boroviq tutje ka thënë se rezultati i gjetjeve toksikologjike të të dyshuarit ka rezultuar negativ.

Ndërkaq, babai i të miturit i cili u ndalua për 48 orë, pritet të dalë nesër në orën 10:00 para Prokurorisë.

Ndryshe, tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës në një sulm të armatosur nga një nxënës 13 vjeç në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.

Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën, ndërsa sulmuesi u arrestua.

Motivet e sulmit ende nuk dihen.

 

Shkon në nëntë numri i të vrarëve në një shkollë në Beograd

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika