I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares ende në arrati

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës. Ajo është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj. I dyshuar nuk është gjetur akoma nga Policia e Kosovës, zbulon raporti 24-orësh i PK-së

Ilustrim





I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë, në oborrin e QKUK-së, të mërkurën, nuk është gjetur akoma nga Policia e Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, bën të ditur se ndonëse është kërkuar, i dyshuari nuk është hasur akoma dhe rasti po vazhdon të hetohet.

“Prishtinë 30.11.2022 – 18:00. Është raportuar se viktima, femër kosovare, para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, me urdhrin e të cilit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore, në disa lokacione është kërkuar i dyshuari, por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare nga komuna e Shtimes, ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës. Ajo është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj.

E ndjera kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse. Këtë e ka konfirmuar Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, derisa ka shtuar se njëherit, viktima kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Shteti dështoi ta mbrojë 35-vjeçaren shtatzënë, gjithçka që dihet për vrasjen në oborrin e QKUK-së





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika