I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk nuk bashkëpunon me autoritetet

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk, thuhet se “nuk po bashkëpunon” me autoritetet dhe nuk ka pranuar se kreu të shtënat, ka deklaruar guvernatori i Utah-ut, Spencer Cox, për mediat amerikane.

Tyler Robinson, 22 vjeç, u arrestua rreth 33 orë pasi Kirk, aktivisti i djathtë 31-vjeçar, u qëllua për vdekje në Orem të mërkurën.

Duke folur për ABC News, Cox, republikan, tha se njerëzit rreth Robinsonit kanë bashkëpunuar me hetimet.

Ai doli në disa media amerikane të dielën në mëngjes, ku përsëriti shqetësimet e tij rreth rrjeteve sociale pas vrasjes së Kirkut.

Guvernatori u pyet gjithashtu për një raport të New York Times, ku pretendohej se Robinson kishte folur me të tjerë pas të shtënave përmes platformës Discord – duke përfshirë pretendimet se ai kishte bërë shaka duke thënë se ishte autori i sulmit.

Cox i tha ABC News: “Gjithçka që mund të konfirmojmë është se ato biseda me të vërtetë po ndodhnin, dhe ata nuk besonin se ishte vërtet ai. Ishte, ishte thjesht shaka deri në momentin kur ai, e dini, derisa ai pranoi që në të vërtetë ishte ai.”

Robinson u arrestua të enjten në mbrëmje, pasi iu dorëzua policisë.

Kirk po fliste në Universitetin e Luginës së Utah-ut, në një aktivitet në hapësirë të hapur të organizuar nga Turning Point USA – organizatë që ai e kishte bashkëthemeluar – kur u qëllua për vdekje.

Ky aktivitet ishte pjesë e “American Comeback Tour”, një seri takimesh në universitete të ndryshme në SHBA.

Cox më herët i kishte thënë Wall Street Journal se Robinson, i lindur në Utah, ishte “thellësisht i indoktrinuar me ideologji të majtë”.

Kur u pyet për këtë gjatë programit State of the Union në CNN të dielën, ai tha se informacioni ishte dhënë nga miqtë dhe familjarët e të dyshuarit.

“Ka shumë më tepër gjëra që po mësojmë dhe do të mësojmë,” shpjegoi ai, duke shtuar se kur të ngrihen akuzat zyrtare, do të ketë “shumë më tepër prova dhe informacione të disponueshme atëherë”.

Guvernatori tha se mes personave që po bashkëpunojnë me autoritetet është edhe shoku i dhomës i Robinsonit, i cili sipas tij ishte gjithashtu partneri i tij.

Ai tha se partneri nuk kishte asnjë dijeni për të shtënat e dyshuara, kishte qenë “jashtëzakonisht bashkëpunues” dhe po punonte me hetuesit “në këtë moment”.

Cox konfirmoi gjithashtu se partneri i Robinsonit aktualisht ishte “në proces të tranzicionit nga mashkull në femër”, por, kur u pyet nga CNN, tha se autoritetet ende nuk e dinë nëse kjo ka ndonjë lidhje me hetimin.

Një aktakuzë nga shteti i Utah-ut konfirmon se Robinson u arrestua nën dyshimin për krimet e “vrasjes së rënduar”, “qitjes së paligjshme me armë zjarri” dhe “pengimit të drejtësisë”.

Ai po mbahet pa të drejtë lirimi me kusht në burgun e Qarkut të Utah-ut.

“Ne po intervistojmë lloj-lloj njerëzish – këdo që e njeh atë – dhe po përpiqemi të mësojmë më shumë rreth asaj se cili ishte motivi në të vërtetë,” tha Cox./BBC

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika