I kthyeri nga Siria paraburgoset në Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se një person i gjinisë mashkullore me inicialet H.S, është paraburgosur nën dyshimet për veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka bërë të ditur se e ka caktuar masën e paraburgimit kundër personit me iniciale H.S, i cili dyshohet se me dëshirën e tij kishte shkuar ilegalisht në Siri për t’iu bashkuar organizatës terrorite ISIS.

Sipas njoftimit të gjykatës, H.S, dyshohet se ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Kundër këtij vendimi të Gjykatës Themelore të Prishtinës, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Më 28 maj, institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë, kishin bërë të ditur se janë riatdhesuar 13 persona të cilët kishin shkuar në Siri e Irak.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla, ishte shprehur se nuk do të jetë operacioni i vetëm në kuadër të rikthimit të qytetarëve të Kosovës nga kampet siriane.

Kurse, Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka deklaruar se operacioni për riatdhesim ishte i përbashkët me Kosovën dhe se këtë operacion e kanë mundësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Qindra shqiptarë iu bashkuan Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera që luftonin në Siri dhe Irak në fillim të vitit 2010. Shumë prej tyre ishin vrarë, kurse një numër i vogël i tyre janë riatdhesuar në Kosovë e Shqipëri.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika