I mbijetuari i Masakrës së Dubravës: Do të ishte më e lehtë për ne nëse dënohen fajtorët

Bislim Zogaj, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, ka kërkuar drejtësi për 117 viktimat të cilët u vranë në burgun e Dubravës

Bislim Zogaj, i mbijetuar i “Masakrës së Dubravës”

I mbijetuari i një nga masakrave më të mëdha në Kosovës, asaj të Dubravës, ka rrëfyer ngjarjen ku mbetën të vrarë 117 shqiptarë.

Bislim Zogaj, tregoi se vrasjet i kanë kryer gardianët të cilët janë parë duke gjuajtur me armë zjarri në turmën e të burgosurve.

“Me përgjegjësi të plotë jo vetëm unë por 500 a 600 të mbijetuar i kemi parë kur kanë gjuajtur njerëz me uniforma në turmën e të burgosurve, që na kanë grumbullu gjoja për të na transferu në një burg tjetër”, ka thënë ai.

“Gjuajtjet me 22 maj nga kulla e vrojtimit i kemi pa në uniforma, nuk mund të them cilët persona kanë qenë, sepse mua më ka ra 20 ditë në burg, e kemi pasur të pamundur t’i njohim gardianët, kemi pasur obligim ta mbajmë kokën ulur para tyre”, ka vijuar ai.

Zogaj tha se vrasjet në Burgun e Dubravës, ishin planifikuar shumë më herët dhe se bombardimet e NATO-së, ishin vetëm pretekst i Serbisë për ta kryer masakrën.

Ai tregoi kur në një rast derisa po transferoheshin për në Burg të Dubravës, një ushtar serb kishte hyrë në autobus me pretendimin për t’i eliminuar fizikisht të burgosurit.

Aty kishte ndërhyrë një gardian i cili ishte duke i shoqëruar të burgosurit shqiptarë dhe kishte thënë se e ka obligim t’i transferojë ata në Dubravë. Sipas Zogajt, gardiani nuk e kishte pasur qëllim shpëtimin e shqiptarëve, por e kishte ditur se aty do të kryhej masakra.

“Me përgjegjësi të plotë e themi kur kemi qenë mbi 50 vetë në një autobus, gjatë transferimit nga burgu i Nishit në Dubravë, na kanë ndalë në Llapushnik, kanë hyrë disa me uniformë për të na provokuar dhe të paktën pretendojshin se donin të na vrisnin. Një gardian i cili ishte në autobus nga burgu i Nishit, se e kam obligim t’i dërgoj në burg të Dubravës. Gardiani nuk e kishte për qëllim të na mbronte neve por e kishte obligim të na dërgonte n Dubravë sepse e dinte që kishte aksion aty”, ka thënë ai.

Zogaj tha se gardianët e burgut për disa ditë me radhë kishin ekzekutuar të burgosur.

“Ata përveç me 22 që kanë ekzekeutu, gjatë gjithë ditës kanë hyrë brenda burgut dhe kanë vra pandërprerë. S’i kam parë personalisht sepse kam qenë te të plagosurit. Por të tjerët i kanë njohur edhe drejtorin edhe gardianët”, ka thënë ai.

Tash e sa vite Zogaj bashkë me shumë të mbijetuar kërkon drejtësi, por edhe pas kaq shumë viteve nuk ka asnjë të dënuar për këtë masakër.

Ai thotë se pajtimi me serbët nuk është i mundur nëse nuk dënohen kriminelët dhe gjinden të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

“Është një situatë jo e mirë, derisa nuk e kemi me emra dhe mbiemra të dënuara ta që kanë bërë krimin, me keqardhje e them por për mua secilin serb që e shoh më shkon mendja që ka mundur ta bëjë ky. Në momentin që vërtetohet kush e ka bërë krimin, dhe shpirtërisht do ndiheshim ndryshe. Nëse do të gjendeshin fajtorët edhe për mua do të më ishte më lehtë. Kur e dëgjoj një serb duke folur serbisht më shkon mendja mos e ka kryer ai krimin”, ka thënë ai.

Zogaj u shpreh se nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi për viktimat e Masakrës së Dubravës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika