Në rrëfimin e saj e mbijetuara e dhunës seksuale, thotë se burri i saj vdiq si pasojë e mërzisë që përjetojë për atë çfarë i ndodhi asaj.
Madje, i kishte kërkuar asaj që ta premtonte se nuk do t’ia tregonte këtë histori askujt, sepse nuk donte që askush t’ia bënte asaj me gisht.
“Kështu s’me ka thënë, veç me ka thënë s’du me ta ba me gisht askush, mos me ditë askush as nga ana e tij, as nga e imja, se u kanë një njeri diqysh… atë e kam mbajtë deri vonë edhe atë shumë vonë me kanë bindë për këtë rast.
Panduri: Pse s’e gjete guximin, çka të pengojë, çka të ndali?
E mbijetuara: Premtimi, nuk thehet premtimi.
Panduri: Premtimi i burrit…?
E mbijetuara: Premtimi i burrit…”
Ajo rrëfen se pas asaj që i ndodhi, më nuk ishte vetvetja, kishte plagë në trupin e saj, madje, njëra ishte më e thellë dhe plagët kishin gjakderdhje.
Megjithatë, ajo thotë se pati përkrahje nga bashkëshorti për ta rimarrë vetën pas gjithë atij tmerri që e përjetoi.
“Jo, fatmirësisht më ka përkrahur, gjithmonë ka provuar të ndihem mirë, por vet procesi i natyrës, sepse mua me dhimbsej ai, atij iu dhimbsja unë, e kështu që gjithmonë e kemi pasur njëfarë ndryshimi në relacion, jo për të keq, por brejtja”, thotë ajo.
E mbijetuara thekson se ata të cilët e dhunuan nuk arriti ti identifikojë, sepse kanë qenë të ngjyrosur në fytyrë, derisa kanë pasur edhe shamija në kokë.
Ajo falendëron edhe organizatën Medica Gjakova, e cila iu ka dalë në ndihmë jashtëzakonisht shumë duke i përkrahur në forma të ndryshme.
“Unë i falenderohem shumë, mua me ka ndihmuar shumë, jam lehtësuar, një pjesë e trupit shumë më lehtë por prap kam pasur njëfarë stresi, por shumë me ka ndihmuar, mua për veti shumë me ka ndihmuar, e falënderoj shumë, me ka lehtësuar me disa gjëra shumë, disa dhimbje mi ka shëruar me fjalë të mira, me vetëbesim”, rrëfen ajo.
Ajo u ka dërguar një mesazh të gjitha atyre grave e burrave që e kanë përjetuar të njëjtën histori, që të rrëfejnë dhe të tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar.