I vihet zjarri një objekti të zyrtarit policor serb në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë për djegien e një stalle, pronë e një zyrtari policor me banim në Leposaviq

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se, të dielën e gjashtë nëntorit, ka pranuar një informacion për vënien e zjarrit ndaj një objekti (shtallë), pronar i të cilit, është viktima, mashkull kosovar, i komunitetit serb.

Policia njofton se viktima mashkull është me banim në Donje Kërnjen nga komuna e Leposaviqit.

“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private”, thuhet në komunikatën për media.

Mes tjerash, njoftohet se Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika