Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ta gjetur Florjan Tabakun i cili është zhdukur që nga 21 tetori.
Familjarët i kanë thënë policisë se ai ishte zhdukur derisa po mbledhtë gështenja në zonën kufitare “Qafë Morinë –Gajkovë”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Gjakovë njofton opinionin publik se më 21.10.2025 është raportuar për zhdukjen e personit: Florjan Tabaku, i lindur më 15.06.1999 në Bajram Curr (shtetas i Shqipërisë).Sipas familjarëve, personi i zhdukur gjatë mbledhjes së gështenjave në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë” ka humbur kontaktin me familjarët dhe nuk është gjetur më.
Në momentin e largimit ai ishte i veshur me: pantallona të zi, bluzë të kuqe dhe atlete (patika) të bardha. Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK dhe organizatat vullnetare për kërkim dhe shpëtim, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet. Me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Florjan Tabaku (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor”.