Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e shtimit të buxhetit për komunat e vendit dhe rishikimit të tij në një afat sa më të shpejtë.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi tha se komunat po përballen me sfida të mëdha financiare pasi prej vendimeve gjyqësore po u merren me dhjetëra miliona euro, shumica të lidhura me kontratat kolektive.

“Neve si Asociacion i Komunave të Kosovës kemi kërkuar që të ketë më shumë ndarje buxhetore drejt komunave, sepse jeta zhvillohet në nivelin lokal. Gjatë takimeve kemi marrë premtimin nga ministri Murati se gjatë rishqyrtimit të buxhetit do të shqyrtohen kërkesat e komunave,” u shpreh Ibrahimi.

Ai tha se situata është veçanërisht e rënduar pasi mjetet që u janë marrë komunave kanë qenë të destinuara kryesisht për investime kapitale, projekte të cilat tashmë rrezikojnë të mos realizohen.

“Vetëm gjatë muajve të parë të vitit, komunave u janë marrë me dhjetëra miliona euro për shkak të vendimeve gjyqësore. Është e domosdoshme që rishikimi i buxhetit të bëhet urgjentisht, sidomos për komunat që janë ndëshkuar për shkak të kontratave kolektive,” theksoi ai.

Ibrahimi sqaroi edhe kufizimet e komunave në rialokimin e mjeteve buxhetore.

“Komunat mund të rialokojnë deri në 5% brenda një vije buxhetore, deri në 15% vetëm me aprovimin e ministrit, deri në 25% me vendim të Qeverisë dhe mbi 25% vetëm me vendim të Kuvendit të Kosovës”, tha Ibrahimi

“Komunat nuk kanë shumë mundësi për rialokimin e mjeteve për investime kapitale, prandaj rishqyrtimi i buxhetit është i domosdoshëm që investimet të mos ndalen. Këtë e kemi kërkuar edhe në të kaluarën, por këtë vit kemi premtimin e ministrit Murati,” tha ai.

Sa i përket buxhetit aktual, Ibrahimi konfirmoi se të gjitha komunat, me përjashtim të Zubin Potokut, janë duke operuar me buxhetet e miratuara për vitin 2026.

“Problemi është se në një kohë shumë të shkurtër, mjetet e komunave janë prekur në masë të madhe dhe kjo po pamundëson zbatimin e projekteve të planifikuara. Prandaj kërkojmë që Qeveria dhe Parlamenti të ndërmarrin sa më shpejt procesin e rishikimit të buxhetit dhe të inkorporojnë kërkesat e komunave,” përfundoi Ibrahimi.

Në fund, ai theksoi se mjetet buxhetore duhet të orientohen drejtpërdrejt në interes të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik lokal./Ekonomia Online

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika