Ibrahimi: Qeveria ua pezullon komunave 37.5 milionë euro

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do t’i bartë te komunat mbi 37 milionë euro në vitin 2023

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se rreth 37.5 milionë euro nuk do t’i barten komunave në vitin 2023 dhe këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës.

Ibrahimi, në një deklaratë për Telegrafin, tha se në bazë të Ligjit për Ndarje Buxhetore për Vitin 2023 në pikën 6 të nenit 9 për të hyrat vetanake të komunave, thuhet që bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të LMFPP-së, duke ruajtur strukturën e shpenzimeve dhe aprovuar me vendim të Kuvendit të Komunës.

“Kjo është hera e parë që një dispozitë e tillë parashihet me ligjin mbi ndarje buxhetore, sepse viteve të kaluara është thënë që të hyrat vetanake mund të barten nga vitet fiskale paraprake e jo vetëm nga një vit paraprak”, tha ai.

“Kjo i bie që komunave do t’u barten të hyrat nga viti 2022 në vitin 2023, por assesi që të hyrat vetanake nga vitet paraprake, pra të vitit 2021 nuk do t’i barten komunave në vitin 2023. Me këtë rast, rreth 37.5 milionë euro nuk do t’i barten komunave në vitin 2023 dhe këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës.

Me këtë rast, këto mjete të cilat janë të dedikuara për investime kapitale në përmirësimin e jetës së qytetarëve, nuk do të mund të ndodhin. Zgjidhja e vetme e këtij problem është amandamentimi i Ligjit për ndarje buxhetore, ku pika 6 e nenit 9 do të ndryshohet dhe t’iu mundësohet komunave bartja e të hyrave vetanake edhe nga viti 2021”, tha ai. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika