IDF godet objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor, shënjestër edhe forca elitare Radwan

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë kryer sulme ajrore ndaj objektivave të Hezbollahut në jug të Libanit, përfshirë një kompleks trajnimi që përdorej nga forca elitare Radwan.

Sipas deklaratës së IDF-së, ky lokacion shërbente për stërvitjen e operativëve të Hezbollahut me qëllim planifikimin dhe kryerjen e sulmeve kundër forcave izraelite dhe civilëve.

Në këtë qendër, thuhet se zhvilloheshin stërvitje me municion të vërtetë, si dhe trajnim për përdorimin e armëve të ndryshme.

Të fundit nga rubrika