IHMK-ja publikon disa rekomandime për të shmangur goditjet e rrufesë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar disa rekomandime për siguri gjatë shkarkimeve të rrufeve, duke iu ndihmuar qytetarëve të shmangin këtë rrezik në kohë të shiut dhe stuhive

Fotografi ilustruese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka publikuar një komunikatë të mërkurën, duke dhënë rekomandime për qytetarët se si të reagojnë gjatë shkarkimeve të shpeshta të rrufeve në Kosovë.

Instituti ka vënë në dukje rrezikun e rrufeve dhe ka dhënë udhëzime specifike për të minimizuar këtë rrezik.

Në rekomandimet e tyre, IHMK ka theksuar se gjatë stuhive është e rëndësishme të sigurohen të gjitha pajisjet ose objektet që mund të fluturojnë si rezultat i erës ose shiut të fortë.

Kështu, ata rekomandojnë që dyert dhe dritaret të mbyllen për të parandaluar dëmtimin e objekteve të brendshme.

Po ashtu, ata sugjerojnë të shmangen kontaktet me rubinetet e kuzhinës dhe banjës, si dhe me radiatorët dhe objektet metalike të tjera, pasi ato janë përçues të mirë të rrufeve.

Përveç kësaj, Instituti Hidrometeorologjik rekomandon që njerëzit të qëndrojnë larg shtyllave të larta, për të minimizuar rrezikun e goditjes nga rrufët.

Ata gjithashtu sugjerojnë që të shmangen ndërtesat dhe makinat, nëse ato nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme si strehim.

Pemët e larta gjithashtu duhet të shmangen nëse një person gjendet në pyll gjatë rrufeve.

Për të marrë të gjitha rekomandimet e plotë të IHMK-së, konsultoni listën më poshtë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika