IKD: Asnjë program politik nuk ofron qasje të plotë për qeverisje të mirë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin “Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit në programet e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit”.

Në bazë të këtij raporti, sipas IKD-së asnjë nga programet politike nuk ofron një qasje gjithëpërfshirëse, të strukturuar dhe të matshme për avancimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.

Gëzim Shala nga IKD në konferencë për media të martën tha se vlerësimi është ndarë mbi bazën e dhjetë indikatorëve që ndërlidhen me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit.

Në bazë të kësaj, sipas Shalës “në poentimin e përgjithshëm prej 50 pikësh, AAK-ja renditet e para me 13 pikë, pasuar nga LDK me 11 pikë, Lëvizja Vetëvendosje me 9 pikë, ndërsa PDK renditet e fundit me 6 pikë”./KP

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika