Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të mbajë sot (e martë) konferencë për media me rastin e publikimit të raportit “Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit në programet e partive politike”, i cili analizon programet e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 10:00, në zyrat e IKD-së.
Konferenca do të hapet nga Betim Musliu, zëvendësdrejtor ekzekutiv i IKD-së, ndërsa gjetjet kryesore të raportit do të prezantohen nga Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, dhe Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së.
Raporti ofron një vlerësim të përgjithshëm të programeve politike dhe analizon mënyrën se si partitë kanë trajtuar çështjet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, bazuar në indikatorë të qartë dhe të matshëm.
Pas prezantimit, konferenca do të vazhdojë me pyetje nga përfaqësuesit e mediave.
