Ilir Abdullahut, i dyshuar në rastin e vrasjes së Triumf Rizës, i vazhdohet edhe dy muaj të tjerë paraburgimi

Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza,” i dyshuar për vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007, do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi bëri të ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës – Departamenti Special, ka marrë vendim më 29 Korrik 2024 për të pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Ilir Abdullahu.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.A, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 29.07.2024 ka marr Aktvendim dhe duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.A iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha Gashi për Telegrafin.

Ilir Abdullahu u arrestua më 16 Korrik 2023 në Batllavë të Podujevës, pas një periudhe 15-vjeçare në arrati.

Ai është akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, për të cilën ngjarje mbeti i vrarë zyrtari policor Triumf Riza më 30 Gusht 2007 në Prishtinë.

Abdullahu fillimisht ishte liruar nga paraburgimi pas një pagesë dorëzanie prej 100 mijë euro, por më vonë, më 3 Nëntor 2023, Gjykata e Apelit e kishte kthyer vendimin dhe e kishte rikthyer atë në paraburgim.

Sipas Gjykatës së Apelit, vendimi për lirimin e tij me dorëzani ishte në shkelje të dispozitave të procedurës penale, duke theksuar se ekzistonte rreziku i ikjes së tij.

Ky vendim u konfirmua më vonë edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës, duke e mbajtur Abdullahun në paraburgim ndërsa çështja e tij penale vazhdon të shqyrtohet nga autoritetet.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika