Ilir Ferati: Gjatë mandatit tonë nuk ka pasur asnjë aferë korruptive

Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të ri, Ilir Ferati, ka bërë një bilanc të punës së mandatit të tij.

Ai në Debat Plus tha se nga 78 premtimet e bëra gjatë mandatit, 60 janë përmbushur, ndërsa theksoi se nuk ka pasur “asnjë aferë korruptive”.

Duke iu përgjigjur akuzave për dhënien e 586 mijë euro si tender djalit të drejtorit të Emergjencave, Ferati u shpreh se procedurat e tenderëve janë publike dhe konkurrencë e hapur, dhe se çdo pyetje duhet drejtuar te Zyra e Prokurimit.

Ai shtoi se Zyra e Prokurimit në Istog nuk ka marrë asnjë vërejtje nga Zyra Kombëtare e Auditorit të Kosovës dhe se çdo raport vjetor publikohet dhe shqyrtohet nga institucionet përkatëse.

“Kryetari nuk merret me tender, procedura e tenderëve janë publike është konkurrencë e hapur.  Këto pyetje me u drejtu te zyra e prokurimit.  Zyra e Prokurimit në Istog, nuk ka marrë asnjëherë asnjë kualifikim prej Zyrës Kombëtare të Auditorit të Republikës së Kosovës, që i bie se është kanë pastër. Edhe janë raporte që publikohet për çdo vjet, edhe kur ke problem në ato raporte reagon edhe Prokuroria edhe hetuesia raste të tilla nuk ka pasur asnjë”, ka theksuar ai.

Ferati gjithashtu foli për projektin e ujësjellësit, duke thënë se ai është 90% i kryer përmes një kredie të butë dhe tashmë është në dorën e kompanisë regjionale Hidro e Drinit për lidhjet sekondare.

“Kam tentuar të mos e bëj temë që është diçka bazike siç në këtë rast është uji. Është një projekt që është pothuajse në finalizim 90 për qind i kryer përmes një kredie të butë. I cili tashmë është në dorën e kompanisë regjionale atje, Hidro e Drinit për me iu ofru lidhjet sekondare”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se bllokimet e disa projekteve kanë ardhur nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe jo nga komuna, duke shtuar se disa zyrtarë kanë treguar rezistencë pa arsye.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika