Ilir Ferati, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, ka zhvilluar takimin e radhës në shtëpinë e familjes Mahaj, ku është pritur me mikpritje të ngrohtë.
Ai tha se gjatë takimit u diskutua gjerësisht për fshatin Dubovë, me theks të veçantë në rëndësinë e investimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të banorëve.
“Së bashku e vazhdojmë rrugëtimin e nisur. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar në Facebook Ferati.