Ilir Ferati u bën thirrje bashkatdhetarëve të votojnë me postë për Istogun

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale, ku ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje përmes votimit me postë.

Ai tha se fletëvotimet kanë nisur të arrijnë në adresat e bashkatdhetarëve, duke u bërë thirrje që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të qenë pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e përbashkët të Istogut.

“Pavarësisht se sa larg jeni, ju të dashur bashkatdhetarë mbeteni gjithmonë pjesë e Istogut tonë. Prandaj votoni me postë dhe bëhuni pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen tonë të përbashkët. Mos e lini këtë mundësi të kalojë, dërgoni votën tuaj me postë!”, tha Ferati.

Ai e përmbylli videomesazhin e tij me moton:

“Voto për LDK 113, shtëpinë tonë të përbashkët. Rrugëtimi ynë vazhdon! I juaji, Iliri.”

Të fundit nga rubrika