Ilir Ferati zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Istog

Ilir Ferati është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në komunën e Istogut. Ferati ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për besimin që i është dhënë, duke shtuar se përkushtimi i tij më i madh mbetet Istogu

Ilir Ferati, kryetar i komunës së Istogut dhe kryetar i degës së LDK-së në Istog

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të dielën e 18 shtatorit në komunën e Istogut për zgjedhjen e kryetarit të degës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kryetar i degës në Istog është zgjedhur Ilir Ferati, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i kësaj komune.

“Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë, por këto të Istogut na vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës. Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithëherë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa, kryetari i sapozgjedhur i degës së LDK-së në Komunën e Istogut, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për besimin që i është dhënë, duke shtuar se përkushtimi i tij më i madh mbetet Istogu.

“Ju faleminderit nga zemra për besimin, përgjegjësinë dhe nderin e madh që më keni dhënë sot duke më zgjedhur Kryetar të Degës së LDK-së në Istog”.

Zgjedhjet për kryetar të degës së LDK-së në Istog

“Kjo mbështetje e madhe nga ju e vulos faktin që fokusi dhe vëmendja ime ka qenë dhe mbetet përherë në Istogun e të gjithëve e për të gjithë. Kjo mbështetje e jashtëzakonshme është tregues i qartë që LDK në Istog ka qenë dhe mbetet den baba den! Unë kam lindur e jam rritur me ju e në mes jush, prandaj ndiej privilegj të jashtëzakonshëm që në këtë rrugëtim të përbashkët të jem prijësi juaj e bashkë të jemi të rreshtuar, si gjithmonë, në kahun e drejtë të historisë”, ishin fjalët e kryetarit të sapozgjedhur.

Ndër të tjera, Ferati ka shtuar se çdo fitore e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog i kushtohet Ibrahim Rugovës, Shaban Manajt, Fadil Feratit e Haki Rugovës, të cilët me punë dhe mund kanë vulosur emrat e tyre në historinë jetëgjatë të Istogut dhe LDK-së.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika