Ilir Meta: Shteti i Kosovës është shembull për të gjithë rajonin

Presidenti në largim i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë se shteti i Kosovës është shembull për të gjithë rajonin përshirë edhe Shqipërinë

Ilir Meta presidenti në largim i Shqipërisë

Seanca ceremoniale e Kuvendit të Kosovës ka nisur me lëshimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror. Me të përfunduar himnet e të dy shteteve, fjala i është dhënë presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Meta, i cili paraprakisht e kishte takuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ka thënë se shteti i Kosovës është shembull për të gjithë vendet e rajonit duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Meta u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të ndërtojnë raporte partneriteti. Ai tha se Kosova dhe Shqipëria e ndajnë të njëjtën histori, gjuhë dhe traditë.

Kuvendi i Kosovës gjatë intonimit të himnit të të dy shteteve

“Kam mbajtur derën e hapur të çdo shtetari të Kosovës, me dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të jenë vëllazërore. Gjithçka e lidh Kosovën me Shqipërinë, gjuha, tradita, perspektiva evropiane. Kjo lidhje e pandashme Shqipëri Kosovë, i ka rrënjët te gjaku i derdhur i etërve të kombit nga Gjergj Kastrioti tek Adem Jashari, nga Ismail Qemajli tek Ibrahim Rugova”, ka deklaruar Meta në Kuvendin e Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë, po ashtu, tha se të dyja vendet duhet ta mbështetin njëra-tjetrën edhe më shumë. Ai e përmendi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të cilën tha se duhet të “krenohemi të gjithë”.

Meta nuk la pa përmendur edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se kushtet tani janë plotësuar.

Pas këtij fjalimi, presidenti në largim Ilir Meta pritet të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kuvendi i Kosovës

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika