Kryetari i Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka ndarë foto nga agjenda e tij ditore në platformën ‘Facebook”.
Ahmeti ka nisur ditën me një bashkëbisedim me banorët e fshatit Blinajë.
“Mëngjesin e sotëm e fillova me një bashkëbisedim të ngrohtë me banorët e fshatit Blinajë!
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!.”, ka shkruar ai.
Ahmeti edhe këtë mandate, kandidon për kryetar të Lipjanit.