Incident gjatë defilimit të maturantëve serbë në veri – Sveçla: Kosova nuk toleron provokime që rrezikojnë sigurinë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas një incidenti që ndodhi gjatë defilimit të maturantëve në Mitrovicën e Veriut. Ai theksoi se ngjarja ishte paralajmëruar dhe e organizuar në përputhje me ligjin, mirëpo disa pjesëmarrës e kishin keqpërdorur këtë aktivitet për qëllime politike dhe provokative.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla theksoi se të gjithë qytetarët kanë të drejtë për aktivitete publike, përfshirë festat e maturës. Ai vlerësoi ndërhyrjen profesionale të Policisë së Kosovës, e cila kishte marrë masa paraprake dhe kishte vepruar për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Ministri dënoi përdorimin e simboleve nacionaliste dhe thirrjeve si “Kosova është zemra e Serbisë”, si dhe gjesteve provokuese si ai me tre gishta, duke i cilësuar si tentim për destabilizim dhe përhapje të ideologjive nga, siç u shpreh ai, “regjimi autokrat dhe prorus i Vuçiqit”.

Sveçla bëri thirrje për maturi dhe u kërkoi qytetarëve të mos bien pre e provokimeve që, sipas tij, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës nga individë të afërt me Beogradin, si Milan Radoiçiq.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës përmes një deklarate sqaroi se aktiviteti ishte një ngjarje festive, tradicionalisht e organizuar nga maturantët, dhe jo një protestë apo përpjekje për destabilizim, siç ishte raportuar në disa media dhe rrjete sociale.

Sipas Policisë, pavarësisht disa provokimeve të vogla, situata ka mbetur nën kontroll falë reagimit të menjëhershëm të forcave të sigurisë. Defilimi ka përfunduar pa incidente serioze dhe pa nevojë për ndërhyrje shtesë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika