Indi: Dhjetëra të vdekur pasi pinë alkool të kontaminuar

Në Indinë perëndimore kanë mbetur të vdekur 36 persona pasi kanë pirë alkool të kontaminuar (metanol), edhe pse ky vend e ndalon prodhimin, shitjen dhe konsumimin e alkoolit

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë shtruar në spital në Indinë perëndimore pasi kishin pirë alkool të kontaminuar.

Të gjithë të pranishmit kishin konsumuar alkool të kontaminuar, ndërsa në Indinë perëndimore prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është i paligjshëm.

“Rreth 10 persona janë arrestuar dhe rreth 475 litra lëng janë gjetur,” ka thënë Ashish Bhatia, drejtori i përgjithshëm i policisë në Gujarat.

Sipas drejtorit, një nga të arrestuarit kishte vjedhur metanol nga një fabrikë në Gujarat (vend në Indi), dhe ia kishte shitur dikujt tjetër që më pas këtë kimikat e kanë përzier me ujë dhe e kanë shitur si pije.

Metanoli mund t’i bëjë njerëzit të ndihen si të dehur, edhe një sasi e vogël mund të reagojë shumë keq.

E vdekjet nga konsumimi i alkoolit nuk janë të rralla në Indi, pasi alkooli i paligjshëm mbetet i popullarizuar në zonat e varfëra dhe rurale.

Sipas qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, helmimi nga metanoli mund të shkaktojë të vjella dhe lëshim të zemrës. Nuk mungojnë as marramendjet, konfuzionet, dhimbjet e kokës dhe pamundësia për të lëvizur muskujt.

“Nënproduktet e metabolizmit të metanolit shkaktojnë një akumulim të acidit në gjak (acidozë metabolike), verbëri dhe vdekje,” sipas CDC.

Tragjedia më e madhe e kësaj jave thuhet të jenë vdekjet në Indi, pasi është vështirë të kontrollohet tregtia e paligjshme në vend.

Ndërkaq, në shkurt të vitit 2019-të, të paktën 154 persona kanë mbetur të vdekur pasi kishin pirë alkool të ndotur në shtetin verilindor të Assam-it.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika