Inferimieri në Prishtinë ofron shërbime mjekësore falas

Infermieri që sapo ka përfunduar studimet e nivelit Bachellor viziton familjet në nevojë dhe kryen kontrolle pa pagesë

Infermieri që ofron shërbime falas mjekësore

Betimi i Hipokratit për disa është procedurë por për Qëndrim Berishën është premtim i dhënë që duhet mbajtur. Infermieri që sapo ka përfunduar studimet e nivelit Bachellor viziton familjet në nevojë dhe kryen kontrolle pa pagesë.

Familjes që e vizitoi i solli lajme të mira duke i treguar nikoqirit se i është përmirësuar gjendja shëndetësore.

Infermieri në këtë familje ishte në vizitë edhe ditë më parë, gjë që u bë shkas që Brahim Latifit t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.

“Me pare të tij i ka blerë ilaçet që kam pasur nevojë edhe mi ka sjellë. Tash jam më mirë, kam dhimbje por jo sikur që kam pasur dhimbje të padurueshme më herët”, tregon Brahim Latifi, personi që është kontrolluar pa pagesë nga Qëndrimi.

Ky takim është vetëm njëra nga vizitat e familjeve në nevojë. Qëndrimi tregon se kërkesat për ndihmë po i shtohen çdo ditë, ndërsa zakonisht pacientët i këshillon për rrugën drejt shërimit. Pasi pacientët konsultohen me mjekun, Qëndrimi mundohet t’iu sigurojë ilaçet e nevojshme.

“Po ka shumë kërkesa në fakt për arsye se kushte ekonomike i kanë shumë të rënda. Gjendja ekonomike veç sa po shkon duke u rënduar. Po ka familjar që po kërkojnë ndihmë ose përmes meje ose përmes shokëve tjerë”, tregon Berisha.

Këtë shërbim pa pagesë infermieri i ri mendon ta vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Nëse vazhdon kështu, unë kam shumë vullnet ta vazhdoj këtë aktivitet humanitar por na duhet edhe ndihmë dhe përkrahje. Për shembull pse të mos angazhohet nga një infermier ose doktor në secilën lagje ose në secilën komunë, duke u angazhuar vullnetarisht t’i ndihmojë të tjerët”, deklaron për RTV Dukagjinin infermieri i ri.

 Qytetarët e Kosovës ende mbeten pa sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 është miratuar ligji, por asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi.

Shqetësuese mbetet edhe shifra e mjekëve që po e lëshojnë Kosovë, ku vitin e kaluar vitin e kaluar 130 mjekë e lëshuan vendin.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika