Inspektorati i Arsimit e largon nga puna edukatoren që keqtrajtoi një fëmijë

Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar institucionin parashkollor në të cilin u raportua për sulm fizik ndaj një fëmijë të ushtruar nga edukatorja, të cilës tashmë i është ndërprerë marrëdhënia e punës. Një gjë e tillë u bë e ditur nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që u shpreh e zotuar për dënimin dhe mos tolerimin e dhunës ndaj fëmijëve

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të mërkurën ka reaguar pas rastit të raportuar për sulmin fizik, që një edukatore ka ushtruar ndaj një fëmije në një kopsht privat në Mitrovicë.

Nagavci u shpreh se Inspektorari i Arsimit e ka inspektuar institucionin parashkollor dhe ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës edukatores.

“Dhuna është e patolerueshme dhe e dënueshme.Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një Kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrdhënia e punës”.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se dhuna është e dënueshme dhe ka uruar që ky të jetë rasti i fundit që ushtrohet dhunë ndaj fëmijëve.

“Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë. Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion eduaktivo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve. Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.

Edukatorja e sulmon fizikisht një fëmijë në një çerdhe në Mitrovicë, nëna njofton Policinë, kopshti e pranon

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika