Inspektorati komunal ndërmerr veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar në M. të Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veiut, Erden Atiq, njofton se inspektorati komunal ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar

Ilustrim

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, njofton se inspektorati komunal ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar.

Atiq njofton se kjo është bërë me kërkesën e qytetarëve.

“Me kërkesën e qytetarëve, inspektorati komunal në bashkëpunim me institucionet tjera gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar”, njofton Atiq.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar që në komunën e tyre të kujdesen për shëndetin e qytetarëve.

“Edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë inspektimet nëpër marketet e qytetit. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunim me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika