Në takimin e fundvitit me gazetarë dhe media, drejtori i Instituti Albanologjik të Prishtinës, Naim Berisha foli për arritjet gjatë këtij viti dhe planet për vitin 2026.
Në shifra përgjatë këtij viti, u organizuan 7 tryeza shkencore, 5 konferenca, 3 përurime dhe promovime të botimeve, dhe 3 aktivitete kongrese, aktivitete ndërkombëtare, dhe ndër të dhënat rëndësishme numri dy shifror i botimeve, njofton Dukagjini.
“Jam i lumtur që për çdo vit kemi një mesatare të botimeve nga 20-30 botime të veçanta çdo vit, gjatë këtij viti kemi botuar dhe kemi përgatitur për botim sepse janë edhe disa libra në proces shtypje janë 29 vëllime”, tha Drejtori i Institutit Albanologjik, Naim Berisha.
Instituti Albanologjik, Dega e Gjuhësisë, bashkë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është pjesë e hartimit të “Fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe”, i cili do të publikohet fillimisht online në pjesën e parë të vitit 2026.
Sekretar Shkencor në IAP, Adil Olluri, bën të ditur se në këtë fjalor janë 105 mijë zëra të veçanta dhe 3300 fjalë të fshehura.
“Në këtë fjalor janë 105 mijë zëra të veçanta, 3300 fjalë të fshehura dhe rreth 125 mijë njësi frazilogjike, 5000 togë fjalësha 1200 emërtime e shkurtesa, 250 terma të huazuara, 1650 shprehja të huaja, rreth 250 mijë kuptime leksikore”, u shpreh Olluri.
Përpos rregullimit të infrastrukturës fizike në objekt, Instituti Albanologjik për vitin 2026 e ka për synim ndryshimin e domenit të faqes zyrtare nga org në rks, për të pasqyruar statusin institucional dhe për të siguruar hapësirë për publikimin e botimeve.