Instituti GAP publikoi raportin “Si ndikon në inflacion kontrolli i çmimeve të produkteve?”

Gap ka theksuar se ligji i cili është miratuar në Kuvend, nëpërmjet të cilit synohet të krijohen çmimet tavan për produktet esenciale, dëmton disa sektorë të ndryshëm çka mund të ndikojë në humbjen e rreth 15 për qind të buxhetit

 





“Rritja e ndjeshme e çmimeve po e rëndon mirëqenien e familjeve në Kosovë”, kështu ka vlerësuar Instituti GAP në raportin tij  “Si ndikon në inflacion kontrolli i çmimeve të produkteve?”.

Por sipas këtij Instituti, ligji i cili është miratuar në Kuvend, nëpërmjet të cilit synohet të krijohen çmimet tavan për produktet esenciale, dëmton disa sektorë të ndryshëm, çka mund të ndikojë në humbjen e rreth 15 për qind të buxhetit.

“Me Ligjin e miratuar nga Kuvendi, do të preken sektorë që së bashku kanë qarkulluar mbi 1.1 miliard euro në vitin 2021 apo sa 15% e BPV-së për atë vit. Praktikat e vendeve tjera tregojnë që kontrolli i çmimeve si instrument për uljen e inflacionit është joefektiv, meqë pas heqjes së kufizimeve, çmimet kanë tendencë të rriten menjëherë”, thuhet në komunikatën e GAP-it.

Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar të metat dhe përparësitë e praktikës së kontrollit të çmimeve në Kosovë.

“Gjetjet e këtij raporti tregojnë se gjatë kohës së kontrollit të çmimit të naftës vërehet një lëvizje më e sinkronizuar e çmimit të naftës me pakicë në Kosovë dhe asaj në berzë. Ndërkaq, në kohën kur çmimet e naftës janë të parregulluara vërehet një tendencë e menjëhershme e rritjes së marzhës së fitimit nga naftëtarët dhe sinkronizim i vonuar me çmimet në berzë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Më tej, GAP ka paralajmëruar se në Kosovë muajt e ardhshëm do të jenë sfiduese, pasi sipas tyre furnizimi me energji elektrike do të vështirësohet pasi Kosova ka kapacitetete jo të mjaftueshme prodhuese dhe çmime të larta të importit.

“Instituti GAP rekomandon që krahas masave aktuale të Qeverisë është e duhur që të miratohet paga e re minimale e cila do të ndikonte te rreth 106 mijë punonjës të sektorit privat. Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet”.

-Të hartojë dhe zbatojë politika të qëndrueshme për rritje të prodhimit vendor në mënyrë që të ulet varësia nga importi;

-Të marrë vendime për kursimin e energjisë elektrike edhe në sektorin privat dhe në vazhdimësi të ndajë mjete për iniciativat që mbështesin rritjen e efiçiencës në konsum të energjisë në shtëpi;

-Të konsiderojë lirimin nga obligimet tatimore për gazin dhe peletin, çmimet e të cilave parashihet të kontrollohen përmes ligjit të ri, si dhe

-Të miratojë dhe fillojë së zbatuari Strategjinë e re të energjisë 2022-2031.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika