Instituti për krime lufte, Blakaj: Përmes tij do të njohim kujtesën kolektive – nuk do të bëjë ndjekje penale

"Themelimi i Institutit është një lajm i mirë sepse përfundimisht mandati është që të mbledhë këto prova dhe dokumentacione, t'i përpunojë ato, dhe të kujdeset për të realizuar të drejtën për të ditur. Shpresojmë që në të ardhmen, Institutit do të dalë me publikime dhe do të kontribuojë në njohjen e kujtesës kolektive në mënyrë që kjo kujtesë të bazohet në fakte." - Bekim Blakaj nga FDHK

Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare

Gjatë ditës së mërkurë, kryeministri Albin Kurti ka emëruar Atdhe Hetimin, drejtor ekzekutiv të Institutit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

E për këtë, në “FIVE” të Dukagjinit ka qenë i ftuar Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), organizatë kjo e cila është ndër të paktat në vendin tonë që ka fakte dhe të dhëna për krimet e luftës.

Blakaj ka thënë se themelimi i Institutit është një lajm i mirë, pasi do të njohë kujtesa kolektive dhe kjo do të bëhet në fakte dhe dëshmi.

“Themelimi i Institut është lajm i mirë sepse përfundimisht mandati është që t’i mbledhë këto prova, këto dokumentacione, t’i përpunojë ato dhe të realizojë të drejtën për të ditur. Shpresojmë që në të ardhmen Instituti do të dalë me publikime dhe do të njohë kujtesa kolektive dhe po shpresoj që kjo të ndodhë në mënyrë të tillë, që kjo kujtesë të bazohet në fakte. Pra, nuk do të krijojmë një narracion që nuk është shumë i saktë, por laracon i cili ka rrënjët në fakte”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ka treguar se Instituti nuk është organ ndjekës dhe nuk mund të ndjekë penalisht autorët e krimeve të luftës, por dëshmitë që ka mund t’i dërgojë në Prokurori Speciale, e ku mëpastaj vazhdohet më procedurat e ndjekjes penale.

“Në parim Instituti nuk është organ ndjekës, Instituti nuk mund të bëjë ndjekjen penale të atyre që kanë kryer krime. Sigurisht, në raste ku Instituti vihet deri të provat, të cilat mund të mos i posedojë Prokuroria e shteti, respektivisht Prokuroria Speciale atëherë, po që mund t’i ndajë me të dhe prokuroria të bëjnë ndjekjen penale… Në bazë të deklaratave është dhënë një mandat që Instituti do të bëjë një padi, apo do të bëjë ndjekjen e atyre që kanë kryer krime lufte në Kosovë, nuk është mandati i tij ky”, ka shtuar Blakaj.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika