Instruktori shqiptar i SWAT organizon trajnime për pjesëtarët e policisë, FSK-së dhe një grup të vajzave

Instruktori i instruktorëve më elitar në botë, Uliks Gjonaj, më datë 2 tetor do të fillojë trajnimin profesional të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe FSK-së, pjesë e këtij trajnimi do të jenë edhe vajzat

Uliks Gjonaj, i ftuar në emisionin "Radar"





Uliks Gjonaj është shqiptari i parë që është bërë pjesë e Njësisë Speciale të Amerikës.

Ai është certifikuar nga shteti amerikan si instruktor nga njësia “Special Weapons and Tactics” (SWAT). Përveç kësaj, Gjonaj trajnon pjesëtarë të policisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe grupe të tjera ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë.

Më datën 2 deri më 10 tetor ai do të jetë në Shqipëri ku për pesë ditë më radhë do t’u mbajë trajnime dy grupeve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

Ajo që vlen të theksohet për këtë trajnim profesional ushtarak, është se për tri ditë ai do të trajnojë grupin e dytë, i cili do të jetë vetëm me gjininë femërore.

Gjonaj ka qenë i ftuar në Radio Dukagjini, për emisionin Radar, ku ka treguar në detaje se si do të realizohet ky trajnim ushtarak.

Foto nga intervista në emisionin “Radar”

Kujtojmë se aplikimi për pjesëmarrje në trajnim është bërë nëpërmjet email-it të Radio Dukagjinit, ku secili person pa dallim moshe ka dërguar një profil të vetvetes, për ta bërë përzgjedhjen më pas nga stafi i instruktorit Gjonaj.

Gjithashtu, për të mos harruar, marrëveshja për përzgjedhjen e gjinisë së pjesëtarëve ishte se nëse në aplikimet e marra do të kishte më shumë femra do të zgjidhen vetëm ato, dhe e kundërta, pra do të do të bëhej vetëm më njërën palë.

Mirëpo, kërkesa ka qenë e madhe nga të dyja palët, dhe sipas Gjonajt, kjo ishte arsyeja se pse janë bërë dy grupe të trajnimeve.

Gjonaj ka treguar edhe emrat e pjesëmarrësve, të cilët janë gjithsej 13 persona, katër pjesëtarë të FSK-së dhe nëntë persona janë nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, ai ka thënë se pritet të vijnë edhe tre pjesëmarrës të tjerë për këtë trajnim.

Pjesëmarrësit në trajnim: Liridon Gashi pjesëtar i FSK-së, Adem Shatrolli pjesëtar i FSK-së, Dren Jahaj pjesëtar i policisë, Driton Rexhepi pjesëtar i policisë, Milot Kelani pjesëtar i policisë, Patrik Tomaj pjesëtar i policisë, Liridon Selimaj pjesëtar i policisë, Maridona Vila pjesëtare e policisë, Linor Sahiti pjesëtar i policisë, Drin Merturi pjesëtar i policisë, Qëndrim Berisha pjesëtar i FSK-së, Besmir Bytyqi pjesëtar i policisë, dhe Shkëmb Dedaj pjesëtar i policisë.

Trajnimi i tyre, sipas Gjonajt, do të jetë i vështirë deri në masën e përballueshme për ta, por do të jetë shumë ndihmues për punën e tyre në të ardhmen.