Inteligjenca britanike thotë se Rusia do t’i përfshijë në shkolla mësimet për luftën

FOTO: TASS

Moska është duke planifikuar që të instalojë qasje luftarake në shoqërinë ruse, duke nisur mësime nëpër shkolla për armët dhe dronët për nxënësit nga mosha 15-vjeçare e më lart, kanë thënë ekspertë të inteligjencës britanike.

Në përditësimin e fundit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes, është cituar një politikan rus, i cili besohet të ketë thënë se përmes ligjëratave, fëmijët rusë do të mësojnë “si të kryejnë zbulime në terren” dhe si t’i zmbrapsin dronët luftarakë, shkruan REL.

Prej 1 shtatorit, nxënësit rusë të klasave 10-11 do të marrin pjesë në trajnimet për përdorim të pushkës, të granatave dhe ofrimin e ndihmës së parë në luftë, është thënë mes tjerash në raport.

Megjithatë, sipas britanikëve, qëllimi kryesor nuk është krijimi i aftësive të reja, por kultivimi i një “kulture të patriotizmit ushtarak” në popullsinë ruse.

Megjithatë, përfshirja e mësimeve për dronët tregon se Rusia “e ka identifikuar se përdorimi i dronëve në Ukrainë është një komponent i qëndrueshëm i luftës bashkëkohore”.

Ministria britanike e Mbrojtjes lëshon çdo ditë përditësime për luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.

Moska e akuzon Londrën për përhapje të dezinformatave.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika