Interpoli lëshon fletarrest për Milan Radojçiqin

Raportohet se Interpol-i tashmë ka lëshuar një fletarrest për Milan Radojçiq, i cili udhëhoqi grupin terrorist në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Milan Radojçiq

Interpoli ka lëshuar fletarrest për të sanksionuarin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojçiq.

Kështu ka raportuar KosovaPress me burime brenda institucioneve relevante.

Radojçiq u pa së fundmi në manastirin e Banjskës në veri të vendit, ku qëndruan terroristët serbë, pas sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Një pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radojçiq, i cili ishte i plagosur dhe shërohej në Serbi.

Ndërkaq, hiç më larg se këtë të mërkurë është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radojçiqit.

Bastisjet e kryera në veri pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit zbuluan vilën e Radojçiqit, buzë Liqenit të Ujmanit.

Pronat e Radojçiqit ishin cak i bastisjeve pas pamjeve që publikoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku dëshmohej përfshirja e tij në sulmin e 24 shtatorit.

Kujtojmë se edhe vetë ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojçiq, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator.

LEXO EDHE: Shteti ende pa vendim në lidhje me përdorimin e “vilës së Radojçiqit” për nevoja policore

Po ashtu, ministri Sveçla është angazhuar për të përdorur vilën e konfiskuar të Radojçiqit, duke i bërë kërkesë Ministrisë së Bujqësisë që prona e tij të përdoret nga Policia e Kosovës.

Ndaj kësaj kërkese nuk është marrë ende një vendim, por Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Portalin Dukagjinin ka treguar se Qeveria është duke koordinuar veprimet institucionale, me një qëllim të qartë: përdorimi i pronave të ndërtuara ilegalisht në pronë të shtetit për qëllime të rendit dhe të sigurisë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika