IPK fillon hetimin për plagosjen e zyrtares policore nga kolegu i saj

Inspektorati Policor i Kosovës

Benda stacionit të Policisë së Kosovës Jugu, ka nodhur një plagsoje me armë zjarri, ku një zyrtare policore mbeti e plagosur nga kolegu i saj.

Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), ka njoftuar se ka filluar hetim lidhur me incidentin e shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor.

Plagoset një zyrtare policore me armë nga kolegu i saj

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës  për  një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK)”, thuhet në njoftim.

Suspendohet polici që dyshohet se shkrepi armën aksidentalisht

IPK njofton se arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika