IPK rekomandon suspendimin e tetë policëve në Gjakovë dhe Gjilan

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tetë zyrtarëve policorë në dy raste të ndara që po hetohen në Gjakovë dhe Gjilan.

Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur më 19 shkurt në Gjakovë. Një qytetar ishte njoftuar për një gjobë për parkim të parregullt dhe kishte shkuar në stacionin policor për të marrë tiketën për kundërvajtje. Pas një bisede me zyrtarët policorë, ai ishte arrestuar nën dyshimin për kanosje.

Pas pranimit të ankesës, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime hetimore, duke analizuar shkresat e rastit, raportet e zyrtarëve policorë si dhe një audio-incizim. Sipas IPK-së, është konstatuar se raportet e zyrtarëve policorë, mbi bazën e të cilave ishte iniciuar rasti për kanosje, nuk përputhen me përmbajtjen e incizimit dhe dyshohet se nuk janë të vërteta.

“Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 19.02.2026 ku fillimisht një qytetar në Gjakovë është njoftuar për një gjobë për parkim të veturës në vendin ku është e ndaluar. Qytetari kishte shkuar në stacionin policor për të marrë tiketën për kundërvajtje por i njëjti pas kontaktit dhe një bisede me zyrtarët policorë ishte arrestuar si i dyshuar për kanosje.

Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacioneve dhe ankesës për këtë rast kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore përfshirë analizimin e shkresave të rastit, raporteve të zyrtarëve policorë, analizimin e një audio-incizimi etj.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është vërejtur se raportet e zyrtarëve policorë mbi bazën e të cilave është iniciuar rasti i kanosjes nuk përkojnë me atë që dëgjohet në incizim dhe dyshohet se edhe nuk janë të vërteta.

Hetuesit e IPK-së janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe veprimet tjera hetimore do të ndërmerren ndaj gjashtë zyrtarëve policorë në procedurë të rregullt në drejtim të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për 6 zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë, IPK ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Gjilan.

Hetimet ndaj tyre po zhvillohen në koordinim me Prokuroria Themelore në Gjilan, nën dyshimin për veprën penale “Lajmërim apo Kallëzim i rremë”.

“Në rastin tjetër, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë në Gjilan.

Hetimet lidhur me këtë rast ndaj dy zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt me dyshimin për veprën penale “Lajmërim apo Kallëzim i rremë”

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e dy rasteve”.

Të fundit nga rubrika