IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Klinë

Fotografi ilustruese

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Klinë, të cilët dyshohen për mosraportim të veprimeve që mund të përbëjnë elemente të veprës penale.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur më 19 shtator në Klinë, ku tre zyrtarë policorë dyshohet se nuk kanë raportuar rrethana që përbëjnë elemente të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

“Hetuesit e IPK-së ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident në Klinë ku dyshohej se janë përfshirë tre zyrtarë policorë.

Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Klinë, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
Ky rekomandim për suspendim është bërë me dyshimin se të njëjtit më 19.09.2025 në Klinë nuk kanë raportuar veprimet dhe rrethanat që përbëjnë elemente të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”, e sanksionuar sipas nenit 386 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.
Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika