Irani ka krijuar një këshill udhëheqës për të administruar vendin pas vrasjes së Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Sipas Kushtetutës iraniane, nëse udhëheqësi suprem nuk është më në detyrë, një këshill i përkohshëm udhëheqës, i përbërë nga presidenti, kreu i gjyqësorit dhe një klerik i lartë nga fuqiploti Këshilli i Mbrojtësve, merr përgjegjësitë e tij deri në zgjedhjen e një lideri të ri nga Asambleja e Ekspertëve me 88 anëtarë.
Këshilli përbëhet nga: Ajatollah Alireza Arafi, 67 vjeç, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, dhe Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i, kreu i gjyqësorit.
Arafi është një klerik i njohur me përvojë të gjatë në institucionet qeveritare dhe ka qenë gjithashtu një bashkëpunëtor i ngushtë i Khameneit.
Ai aktualisht shërben si zv/kryetar i Asamblesë së Ekspertëve dhe ka qenë anëtar i fuqiplotit Këshillit të Mbrojtësve, i cili shqyrton kandidatët për zgjedhje dhe ligjet e miratuara nga parlamenti.
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran