Irani kërcënon SHBA-në: E nisët ju, por do ta përfundojmë ne

Zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të përballen me “pasoja të rënda” pas sulmeve të fundit ndaj objekteve në Iran.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ebrahim Zolfaghari, tha se SHBA-të kanë hyrë drejtpërdrejt në luftë dhe kanë shkelur “tokën e shenjtë” të Iranit.

Ai paralajmëroi një “përgjigje të fuqishme dhe të synuar”, duke shtuar se pasojat për SHBA-në do të jenë “të rënda, të paparashikueshme dhe për të ardhur keq”.

Duke iu drejtuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump, Zolfaghari tha në anglisht: “Z. Trump, bixhozxhiu! Ju mund ta filloni këtë luftë – por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë!”

Edhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, është shfaqur në një video të publikuar nga mediat shtetërore, duke folur në një dhomë operacionesh ushtarake.

Ai tha se “çdo krim që SHBA-të kanë kryer në të kaluarën ka marrë një përgjigje vendimtare – dhe kështu do të ndodhë sërish”.

Në të njëjtën linjë, shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, Abdolrahim Mousavi, deklaroi se SHBA-të tashmë “kanë hapur rrugën që forcat iraniane të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm kundër trupave amerikane”, duke shtuar se “Irani nuk do të tërhiqet kurrë”.

Këto deklarata vijnë pas një fundjave të tensionuar ku SHBA-të ndërmorën sulme ndaj tri objekteve bërthamore iraniane, të cilat zyrtarët amerikanë i konsideruan si të suksesshme dhe me dëme “masive”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika