Ministri i Mbrojtjes i Iranit dhe shefi i stafit të forcave të armatosura të vendit u vranë të shtunën gjatë sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, konfirmuan mediat shtetërore iraniane.
Gjenerallejtënant Abdolrahim Mousavi, i cili kishte drejtuar forcat e armatosura që nga vdekja e paraardhësit të tij gjatë konfliktit 12-ditor të qershorit të kaluar, humbi jetën gjatë sulmeve të së shtunës, konfirmoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Ministri i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, gjithashtu u vra, raportoi Tasnim.
Më parë, Irani kishte konfirmuar vdekjen e dy figurave të tjera kyçe: Gjeneral-major Mohammad Pakpour, kreu i Gardës Revolucionare Islamike, dhe Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit të Mbrojtjes.
