Irani mbyll zyrat e Qeverisë, bankat dhe shkollat, për shkak të temperaturave të larta

Vendimi për mbylljen e zyrave qeveritare, bankave dhe shkollave në Iran të mërkurën dhe të enjten erdhi pasi Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar për “një rritje të mundshme të rasteve të lodhjes nga nxehtësia për shkak të temperaturave të larta”

Fotografi ilustruese

Irani ka deklaruar pushim gjithëkombëtar dyditor, për shkak të temperaturave tejet të larta, njoftuan të martën mediat shtetërore.

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Ali Bahadori Jahromi, ka deklaruar se vendimi për t’i mbyllur zyrat qeveritare, bankat dhe shkollat të enjten dhe të mërkurën, erdhi pasi Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi për një rritje të mundshme të rasteve të lodhjes nga nxehtësia, për shkak të temperaturave të larta që e kanë kapluar vendin.

Në ditët e fundit, qytetet dhe qytezat e Iranit përjetuan temperatura rreth 40 gradë Celsius.

Në kryeqytet Teheran, temperaturat arritën 38 gradë Celsius të martën.

Zyra Meteorologjike ka parashikuar se temperaturat në Teheran në tri ditët e ardhshme do të jenë 39 gradë Celsius.

Ahvaz, kryeqyteti i provincës së pasur me naftë në jugperëndim të vendit, përjetoi temperaturat më të larta të martën, 50 gradë Celsius, ka raportuar The Washington Post.

Në vitin 2022, Irani e regjistroi temperaturën më të lartë në Ahvaz, 53 gradë Celsius.

Më gjasë, dita më e nxehtë në historinë moderne në tokë ishte më 4 korrik, kur temperatura mesatare globale arriti 17.18 gradë Celsius. Faji për këtë iu hodh kryesisht ndryshimit klimatik dhe El Ninjos.

Temperatura më e lartë e ajrit në tokë ishte 56.7 gradë Celsius, e regjistruar më 10 korrik 1913, në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika