Irani ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një valë sulmesh ndaj Izraelit gjatë ditës së sotme, sipas njoftimeve nga Garda Revolucionare Islamike.
Sipas mediave iraniane, sulmet ndaj objektivave amerikane dhe izraelite në rajon janë kryer në kujtim të gazetarëve libanezë të vrarë në një sulm ajror izraelit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Ndërkohë, ushtria e Izrael ka bërë të ditur se sistemet e saj mbrojtëse kanë qenë aktive gjatë gjithë mëngjesit për të interceptuar raketat e lëshuara nga Irani.
Autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje qytetarëve në zonat e prekura që të strehohen dhe të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.
