Irani thotë se Iraku është pajtuar për çarmatimin e militantëve kurdë

Ministria e Jashtme e Iranit ka bërë të ditur se Irani dhe Iraku kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme për të adresuar çështjen e grupave të armatosura terroriste në rajonin kurd të Irakut. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Iraniane, Nasser Kanaani, ka pohuar se kjo marrëveshje parashikon hapat e qartë që do të ndjekë Iraku për të çarmatosur dhe zhvendosur separatistët e armatosur dhe grupet terroriste në territorin e vet

Garda Revolucionare e Iranit i ka sulmuar vazhdimisht bazat e militantëve në rajonin kurd të Irakut.

Irani dhe Iraku kanë arritur marrëveshje për çarmatimin dhe zhvendosjen e “grupeve të armatosura terroriste” të rajonit kurd të Irakut, njoftoi të hënën Ministria e Jashtme e Iranit.

“Është arritur një marrëveshje mes Iranit dhe Iraku, sipas të cilës, Iraku është përkushtuar t’i çarmatosë separatistët e armatosur dhe grupet terroriste në territorin e vet, t’i mbyllë bazat e tyre dhe t’i zhvendosë ata në vende të tjera para 19 shtatorit”, tha zëdhënësi i Ministrisë iraniane, Nasser Kanaani.

Kanaani nuk tregoi se ku do të zhvendoseshin militantët. Iraku nuk ka komentuar ende rreth kësaj.

Irani ka kohë të gjatë që e akuzon rajonin autonom kurd të Irakut verior se po rrit grupe terroriste, të cilat janë përfshirë në sulme kundër Republikës Islamike.

Garda Revolucionare e Iranit i ka sulmuar vazhdimisht bazat e tyre në rajonin kurd të Irakut.

Në shtator të vitit të kaluar, Garda Revolucionare e Iranit i sulmoi me raketa dhe dronë caqet e militantëve në rajonin kurd të Irakut, duke i varë 13 njerëz, sipas autoriteteve lokale.

Ministria e Jashtme e Irakut i kishte dënuar sulmet, shkruan REL.

Por, Irani ishte përgjigjur duke thënë se do t’i vazhdonte sulmet ndaj, siç i quajti, terroristëve në rajon.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika