Iseni: Për diferencën prej 30 mijë votash VLEN-i duhet të bëjë dasmë

Analisti Xhenur Iseni ka thënë se nëse vazhdon që të jetë diferenca prej 30 mijë votash, koalicioni VLEN ka arsye të festojë

Analisti Xhenur Iseni, për rezultatet e votimit deri më tani në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut, ka theksuar se diferenca prej 30 mijë votash sjell arsye për festim për koalicionin opozitar VLEN.

Ai ka thënë se nëse trendi vazhdon kështu, VLEN-i mund të presë suksese edhe më të mëdha, duke potencuar se mund të kenë një diferencë prej 95 mijë votash deri në fund.

Po ashtu, Iseni ka vlerësuar se aktivizimi i tyre është evident, duke e krahasuar me situatën disa javë më parë, kur ata shfaqeshin më pak para kamerave.

“Unë mendoj se ka, nëse vazhdon me këtë rezultat, ata duhet të bëjnë dasmë, sepse nëse vazhdon kështu mbi 95 mijë vota mendoj se deri në fund do t’i arrijë. Duke e bërë dallimin para dy javëve ata fshiheshin para kamerave, tani sheshi i qytetit është i mbushur me aktivistë të VLEN-it”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se nëse trendi i dallimit prej 30 mijë votash vazhdon, VLEN-i mund të sigurojë deri në katër deputetë, duke e cilësuar këtë si një fitore të rëndësishme për koalicionin opozitar.

“Nëse vazhdon ky trend me 30 mijë vota, dallimi mund të jetë deri në katër deputetë, kjo për VLEN-in është fitore”, ka deklaruar Iseni në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika