Ish-Ambasadori Delawie: Shtyrja e çështjes së targave nuk ka kuptim pa marrëveshje 

Ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se dy qeveritë duhet të zgjedhin paqen dhe zhvillimin ekonomik, sepse  populli e Kosovës dhe Serbisë e meriton një të ardhme evropiane

Ish Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie





Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Serbia është duke përdorur çështjen targave si justifikim, pasi sipas Delawie, refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës edhe pas 25 vjetësh pas luftës është thelbi i tensionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mosmarrëveshja në të vërtetë nuk ka të bëjë me targat, por me refuzimin e qeverisë serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, rreth 25 vjet pas luftës së suksesshme të Kosovës për pavarësi.

Më tej, ish i pari i Diplomacisë amerikane në Kosovë për bojkotimin e institucioneve nga ana e serbëve lokalë të Kosovës, ka thënë se “do të ishte në interesin e serbëve të Kosovës që zyrtarët e tyre të vazhdonin të merrnin pjesë në institucionet qeveritare të Kosovës”.

“Zyrtarët e minoritetit serb janë nën trysninë e Qeverisë së Serbisë, e cila kontrollon pjesëmarrjen ose mungesën e tyre në institucionet e Kosovës, për të nxitur reagimin negativ të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, tensionimi i situatës e pengon një arritjen e marrëveshjes, por është në përgjegjësi të “dy qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të punojnë drejt uljes dhe jo rritjes së tensioneve”.

“Popujt e Ballkanit Perëndimor në Kosovë dhe Serbi meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund të kenë një të tillë, vetëm nëse udhëheqja e të dyja vendeve vendos paqen dhe zhvillimin politik dhe ekonomik si qëllim të tyre”, ka theksuar ai.

Edhe pse është i painformuar për planin franko-gjerman, Delawie ka thënë se beson ne kapacitetin e këtij plani për të zgjedhur çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Jo, nuk kam njohuri. Megjithatë, kam besim si në aftësinë ashtu edhe në motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të hartuar një iniciativë të re për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndron në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore”, është deklaruar për Zërin e Amerikës Greg Delawie.

Delawie ka thënë se iniciativa për shtyrjen e vendimit për targat e paligjshme “KM” për dhjetë muaj “do të kishte më shumë kuptim nëse do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që të dyja palët të binin dakord ta zbatonin”.





Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika