Në kampusin e UNI – Universum International College u mbajt një ligjëratë publike me Robert Eduard Bosch, ish-Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, me temën “Çfarë përfshin diplomacia e mirë?”.
Në këtë ligjëratë ishin të pranishëm studentët dhe stafi akademik i Universum College, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë nga afër përvojat, reflektimet dhe vizionin diplomatik të një prej diplomatëve më me përvojë në Evropë.
Gjatë ligjëratës, Bosch ndau përvojën e tij shumëvjeçare në diplomacinë ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e komunikimit ndërkulturor, etikës profesionale dhe bashkëpunimit global në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata ndërmjet shteteve.
Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Holandë, avancimin e demokracisë dhe mbështetjen e çështjes së drejtë të popullit të Kosovës, Universum International College i ndau z. Robert Eduard Bosch çmimin prestigjioz “Global Leadership Award”.
Kjo ngjarje dëshmoi përkushtimin e UNI – Universum International College për të ofruar studentëve përvoja të jashtëzakonshme akademike dhe ndërkombëtare, duke i pajisur ata me njohuri, inspirim dhe vizion për të qenë liderë të rinj globalë.
Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.