Ish-ambasadori: Veprimet e Kurtit të pamatura, një përshkallëzim në veri të Kosovës rrezikon sigurinë e BE-së dhe SHBA-së

"Janë të pamatura sepse mendoje që siç e thash, politika e jashteme e Kosvë është koordinaur me ShBA-në prej që ekzisiton dhe duhet ta ketë këtë vazhdimësi, nuk ka ndërpreje në poltikë të jashtme"

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj

Situata e krijuar në veri të Kosovës para disa ditës, për të cilën, u kritikua kryeministri Kosovës, Albin Kurti, nga ndërkombëtarët, po shihet si e pamatur, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Itali, Albert Prenkaj.

Prenkaj ka theksuar se janë të pamatura, pasi nuk kanë qenë në koordimin me ndërkombëtarët, respektvisht, ShBA-të, duke shtuar se një përshkallëzim i situatës në veri të vendit, mund ta rrezikojë sigruinë e BE-së, ShBA-së dhe NATO-s.

“Janë të pamatura sepse siç e thashë, politika e jashtme e Kosovës është koordinuar me ShBA-në prej që ekziston dhe duhet ta ketë këtë vazhdimësi, nuk ka ndërpreje në poltikë të jashtme. ShBA në planin e poltikës së jashtme karshi rajonit të Ballkanit kanë për qëllim që ta ruajnë paqen në rajon. Dhe, duke qenë Serbia faktor edhe destabilteti, por edhe faktor stabiliteti, atëherë poltika tyre e jashtme në rajonin e Ballkanit Perëdnmor është koncentruar më tepër kah Serbia, meqë Kosovën e konsiderojnë si një aleatë të natyrshëm. Dhe, Kosovën nuk e konsiderojnë si një element që mund të shkaktojë probleme në aspektin e sigurisë në rajon. Por, ja se disa veprime të pamatura sipas deklaratave të përfaqësuesve të instituconeve amerikane, duke përshirë edhe senatorët thonë se një përshakllëzim në veri të Kosovës rrezikon sigurinë e Perëndimit, me Perëndim nënkupton BE, ShBA nënkupton NATO”, ka thënë Prenkaj në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika