Ish-diplomati gjerman: Normalizimi i mardhënieve Kosovë-Serbi është i vonuar

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i vonuar, ndaj thotë se të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian në këtë proces, Miroslav Lajçak, i duhet mbështetje urgjente

Wolfgang Ischinger, diplomat gjerman. Foto: Wikipedia

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger e ka përgëzuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për iniciativën e marrë për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që, sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve është i vonuar.

Këtë deklaratë Isschinger e bëri një ditë pas takimit të thirrur nga kancelari gjerman Scholz, i cili i bëri bashkë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas Ischinger-it, të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian në këtë proces, Miroslav Lajçak i duhet mbështetje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Faleminderit Bundestagut gjerman për ringjalljen e përpjekjeve për të kapërcyer ndarjen midis Beogradit dhe Prishtinës. Kanë kaluar 14 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe është i vonuar! Miroslav Lajçak ka nevojë për mbështetje urgjente”, ka shkruar Ishcinger në rrjetin social Twitter.

Të mërkurën, me ftesë të Bundestagut gjerman, janë zhvilluar bisedime mes Kosovës e Serbisë në nivel të krerëve të shtetit, për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar.

Takimi i nivelit të lartë mes Kurtit e Vuçiqit është mbajtur me iniciativë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili paraprakisht ka takuar ndaras kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin e Aleksandër Vuçiqin e Serbisë.

Marrëveshja gjithëpërfshirëse do t’ia hapë rrugën drejt BE-së Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Scholzi ka thënë se nëpërmjet një zgjidhjeje, dy shtetet do të kontribuojnë për paqen në rajon. Takimet e Scholzit me Kurtin e Vuçiqin i paraprin një darke joformale ndërmjet tyre e me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika